Site icon Telegrafi

Aksion i të rinjve të PDK-së para Qeverisë: Rinia po ikë, Albin Kur’ti?

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës organizoi një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës me moton “Rinia po ikë, Albin Kur’ti?”.

Ky aksion kishte për qëllim të kritikonë Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, gjatë tre viteve të fundit.

Rinia Demokratike e Kosovës akuzon Qeverinë për dështimin në krijimin e mundësive dhe përmirësimin e kushteve për rininë kosovare.

“Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre”, thuhet në postimin e PDK-së.

Sipas RDK, kjo Qeveri, nuk ka arritur të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, është ajo që duhet të largohet nga detyra./Telegrafi/

Exit mobile version