Telegrafi

Aksion spektakolar, por goli anulohet (Video)

Liverpooli e ka gjetur sërish rrjetin në përballjen kundër Tottenhamit, mirëpo goli është anuluar.

Në ndeshjen fantastike që po zhvillohet në White Hart Lane, Redsat bënë një aksion fantastik dhe Sadio Mane e futi topin në rrjet.

Mirëpo, paraprakisht, lojtari që i asistoi, Lallana, kishte qenë në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

Liverpooli është duke avancuar me rezultat 0-1 nga goli i shënuar në pjesën e parë nga penaltia. /Telegrafi/