Telegrafi

Me aksion simbolik para Qeverisë, studentët shprehin shqetësimin për raportet Kosovë-ShBA

Një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës përmes një aksioni simbolik te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me dëmtimin e raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bekim Ibishi, student është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos cenojë mardhëniet me SHBA-të, ka thënë për Ekonomia Online.

Ai u shpreh se janë këtu si studentë të shqetësuar me deklarimet gjatë së martës të zyrtarëve amerikanë,  për tërheqje të trupave dhe sanksione ndaj shtetit të Kosovës.

Ibishi u shpreh se  nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apo partie tjetër, por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe qytetarëve.

Studentët në rrethojat e objektit të qeverisë kanë  vendosur flamuj  të SHBA-ve.