Burime të portalit Faktor bëjnë të ditur se në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme – rreth orës 5:00, njësitë speciale të MPB-së kanë kryer kontrollë në dy ish-funksionarë të qeverisë së kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për Kiril Bozhinovksin, ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, si edhe ish-ministren për kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Bozhinovski është i përfshirë në akuzat e lëndës ”Titanik”. Jozyrtarisht, kontrolle janë kryer edhe në shtëpinë e ish-ministres Gordana Jankuloska.
Nga MPB dhe PSP nuk kanë dhënë asnjë sqarim apo konfirmim./Telegrafi/