Telegrafi

Aksion policor në rajonin e Haraçinës dhe Likovës

Në orët e mbrëmshme të ditës së djeshme, MBP-ja ka zbatuar një aksion policor në rajonin e Haraqinës dhe një pjesë të Likovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Joyzrtarisht është thënë se aksioni ndërlidhet me krizën e refugjatëve dhe mundësinë e gjetjes së ndonjë strehimore për migrantët, situatë që ndërlidhet me rastin e para disa ditëve kur një grup migrantësh ishin mbajtur në Vaksincë të Kumanovës, nga një grup i armatosur. Policia ka verifikuar disa vende, ku ka objekte të braktisura që mund të shfrytëzohen si strehimore.

Paraprakisht u shpekulua se në këtë pjesë është duke lëvizur një grup i armatosur i afërt me ‘Grupin e Kumanovës’, por MPB-ja i ka demantuar këto shpekulime. Pritet që MPB të dalë me njoftim konkret rreth këtij aksioni./Telegrafi/