Site icon Telegrafi

Aksion policor në objektin e Postës në veri, Elshani: Në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë

Foto: Arkiv

Në veri të Mitrovicës është duke u zhvilluar një aksion policor në objektet e Postës së Serbisë, që operojnë atje.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani i cili tha se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Ai tha se informacioni ka rezultuar i saktë, me ç’rast sipas tij, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit  dhe tutje vazhdojnë sipas autorizimeve te tij.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.

Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Exit mobile version