Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë në dy raste të ndara, në Vushtrri dhe në Mitrovicën e Jugut, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
“Rasti i parë është realizuar në Vushtrri, ku nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 3,2 gram. Ndërsa në rastin tjetër të realizuar në Mitrovicën e Jugut, nga njësitet policore po ashtu është arrestuar një person i dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 16 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve.