Policia e Kosovës është duke ndërmarrë një operacion në disa lokacione në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekomomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione”, ka thënë Kelani.
Kelani nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se pas përfundimit të operacionit do të dalin me informacione shtesë. /Telegrafi/