Në orët e mëngjesit të sotshëm disa vetura të Policisë së Kosovës, janë parë në Kodrën e Trimave, përkatësisht në rrugën “Gjon Serreqi”, në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim për Telegrafin ka treguar se Policia e Kosovës, është duke realizuar një operacion policorë.
Kelani nuk dha detaje se për çfarë operacioni policorë konkretisht bëhet fjalë.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/