Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion policor me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Telegrafi merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar në Komunën e Pejës, dhe do të zhvillohet edhe në disa komuna tjera në rajonin e Dukagjinit.
Ndërkaq në media është raportuar se deri tash është arrestuar një inspektor i Ndërtimit në këtë komunë.
Pas Pejës, policia ka pasur aksion edhe në Komunën e Istogut dhe Klinës. /Telegrafi/