Një person është arrestuar para objektit të ETC-së në Zonën Industriale në Prishtinë nga policë civilë, njofton Klan Kosova.
Gjatë aksionit është krijuar një situatë paksa kaotike pasi i dyshuari i ka rezistuar arrestimit duke sulmuar policët – dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime, për çfarë edhe ka arritur edhe ambulanca.
Pas afro dhjetë minutave në asistencë të policëve civilë ka ardhur edhe patrulla policore, të cilët e kanë marrë të dyshuarin e prangosur.