Telegrafi

Aksion për lojërat e fatit, policia arreston katër persona në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi pas një pune hetimore, njësitë policore kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione, ku ishin duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të njëjtat lokacione janë kontrolluar në mbështetje të njësisë së NJRSH.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefki Kuleta”, Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, lidhur me rastin janë njoftuar edhe Njësia e Krimeve Ekonomike e cila ka dalë në lokacion dhe është marrë me rastin.

“Janë arrestuar 4 persona meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/