Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni u bë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë aksionit kanë hasur në disa struktura paralele.
“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, tha ai.
Elshani shtoi tutje se gjatë këtij veprimi policor nuk ka pas ndonjë incident.
Po ashtu, ai tha se tashmë me rastin është duke u marrë Prokuroria.
(Foto: Kontakt Plus) /Telegrafi/