Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në ka ndërmarrë sot një aksion ndaj disa auto salloneve që gjenden në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganat dhe ATK-në, kanë ndërmarrë sot një operacion kontrolli në funksion të luftimit të dukurive negative dhe veprave penale që ndërlidhen me evazion fiskal”, ka thënë Hoxha.
Para pakë ditësh, Policia e Kosovës së bashku me Doganën patën marrë një aksion në tregun e veturave në Prishtinë, ku ishin konfiskuar disa vetura. /Telegrafi/