Telegrafi

Aksion i Njësisë Speciale në Prizren, arrestohen disa persona të dyshuar për fajde, konfiskohen edhe vetura

Foto Kallxo

Gjashtë lokacione në rajonin e Prizrenit kanë qenë cak i Njësisë Speciale, këtë të mërkurë.

Siç bëhet e ditur, ky aksion kishte për synim identifikim dhe arrestimin disa personave të dyshuar për fajde.

Gjatë bastisjeve janë arrestuar disa përsona.

Po ashtu mësohet se janë konfiskuar edhe disa vetura të personave të dyshuar.

Lidhur me rastin, Policia ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme./Telegrafi/