Telegrafi

Aksion kundër ndotjes së ajrit në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, sot do të marrin pjesë në aksionin kundër ndotjes së ajrit, i cili do të mbahet në Shkup, ndërsa do të zbatohet edhe në lokacionet në Tetovë dhe Kërçovë.

Aktivitetet e parapara në Shkup do të fillojnë në orën 10:00, në afërsi të stadiumit ushtarak, me mbjelljen e fidanëve nga ana e pjesëtarëve të Armatës, ndërsa në orën 11:00 në aksion do të përfshihen zëvendësministri Makraduli, ministrja Sheqerinska dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Aksioni kundër ndotjes së ajrit është në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës./Telegrafi/