Telegrafi

Aksion kundër “Fajdes”, arrestohen katër persona në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një aksion kundër fajdes është zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa lokacione në Prishtinë.

Nga aksioni i Prokurorisë Themelore dhe Policisë së Kosovës u arrestuan katër persona, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së. Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej, theksohet se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

Për fajde, policia ka zhvilluar disa aksione edhe gjatë javëve të kaluara në disa qytete në Kosovë./Telegrafi/