Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Pejës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë anti-drogë në zonën e Dukagjinit.
Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani.
Gjatë këtij aksioni është duke u bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, i cili ka bërë të ditur se aksioni është duke vazhduar.
“Aksioni ka nisur në mëngjes dhe është duke vazhduar ende”, ka thënë ai. /Telegrafi/