Ndërmarrja publike për parkingje publike Parkingjet e komunës Qendër-Shkup sot caktuan seancë të jashtëzakonshme të organeve të menaxhimit në të cilën do të sillet vendim për ndarjen e ndihmës me para dhe materialeve tjera familjeve që pësuan nga moti i lig i cili e përfshiu rajonin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe mjete për higjienë personale mund t’i lënë donacionet e tyre në hapësirat e ndërmarrjes, pas çka do të transportohen deri te ata të cilëve u nevojitet më shumë ndihma jonë’, informojnë nga Ndërmarrja publike e parkingjeve publike në komunën Qendër-Shkup.
Poashtu në numrin e telefonit 143 400 të gjithë qytetarët human me një paraqitje nga të gjithë operatorët, mund të donojnë 100 denarë për ndihmë për banorët nga zonat e prekura nga moti i ligë.
Mjetet mund të donohen edhe në zhiro llogarinë e Fondit të solidaritetit: 300000001327966 NF 4030984271620-Banka Komerciale, dhe depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok nga ora 8:00 deri 18:00 mund të jepen ndihma në ushqim, ujë, pelena, higjienë dhe dezinfektimi. /Telegrafi/