Policia e Shtetit po vazhdon një aksion të gjerë për arrestimin e personit të pestë të akuzuar për grabitjen e mbi 6 milionë eurove nga dy banka të nivelit të dytë.
Operacioni po zhvillohet në Dibër për kapjen e shtetasit Admir Nikaj (Murataj), ndërsa përveç në rrugë tokësore po zhvillohen kontrolle edhe me helikopter.
Në operacionin “Patrioti’, janë përfshirë forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia e Dibrës.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.
Një ditë më parë (14 shkurt), operacioni i koduar “Patrioti” çoi në pranga katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga përfunduan shtetasit: Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në Shpsf “Rogat”.
-Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake.
-Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit.
-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
Si dhe u u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë.
Këta shtetas dyshohen si të përfshirë në dy grabitjet spektakolare, atë të 3 dhjetorit të vitit 2015 si dhe grabitjen e 9 shkurtit të këtij viti, kur morën mbi 6 milionë euro. Grabitjet u kryen në zonën e Qafë Kasharit, që lidh Tiranën me Rinasin.
Gjatë ditës së sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nga të arrestuarit, shtetasit Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu