Telegrafi

Aksion i gjerë i Policisë, bastisen disa lokacione (Foto)

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor të gjerë në rajonin e Prishtinës.

Telegrafi mëson se në fokus të operacionit është bastisja e disa lokacioneve të personave të dyshuar të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “uzurpim të paligjshëm të pronës”.

Operacioni policor është në proces dhe pas përfundimit detaje tjera do të bëhen të ditura. /Telegrafi/