Aktivistë të rinjë të Manastirit kanë shpërndarë në qytet ‘kavanoza të mbushur me ajër të pastër të Pelisterit”, si pjesë e fushatës së tyre kundër ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shpalosën dhe një parullë me përmbajtje ”Dhurojmë ajër të pastër nga Pelisteri”. Kjo formë proteste, sipas tyre, është reagim ndaj institucioneve komunale që nuk kamë ndërmarrë asgjë rreth ndotjes së lartë të ajrit.
Nëse Tetova ishte më herët si qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe në Evropë, tani në këtë listë është futur Shkupi dhe Manastirit, ndërkaq ndotja e ajrit është problem edhe në qytete tjera të Maqedonisë./Telegrafi/