Telegrafi

Policia jep detaje për aksionin në veri ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri

Foto arkivi

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë zhvilluar një aksion në veri, ku edhe kanë hasur një laborator për përpunim dhe prodhim të substancave narkotike. 

Gjatë aksionit po ashtu janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga ky rast. Tutje shtoi se nuk dihet nëse cak i sulmit ishin policia dhe dogana.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri”.

“Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes, Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”, tha Hoti.

Tutje theksoi se hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprës penale “Përpunimi dhe prodhimi i substancave narkotike”.

Ndërkaq, jo zyrtarisht mësohet se PK dhe Dogana kanë intervenuar  edhe në një objekt në fshatin Rajetice të komunës së Zveçanit, në të cilin dyshohet se gjenden pëplotë mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Sipas të KP-së pronar i këtij objekti është Sinisha Nedelkoviq, njëherit pronar edhe i shtëpisë së mallrave “Metal” në Zveçan, ku veç tjerash shitet edhe teknikë e bardhë, pajisje të ndryshme dhe material ndërtimor. /Telegrafi/