Shqipëria ka shënuar edhe golin e tretë në miqësoren që po e luan ndaj Lihtenshtajnit në Hungari si pjesë e përgatitjeve për Euro 2024.
Kuqezinjtë fillimisht morën avantazhin në pjesën e parë me anë të Armando Brojës i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Nedim Bajramit në minutën e 31-të.
Të besuarit e Sylvinhos e nisën furishëm edhe pjesën e dytë, ku arritën të shënojnë përsëri, kësaj radhe me anë të Jasir Asanit i cili në minutën e 46-të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë për 2-0.
Goal: Ernest Muçi | 🇦🇱 Albania 3-0 Liechtenstein 🇱🇮 pic.twitter.com/ZAs55xB895
— PushGoals (@PushGoals) June 3, 2024
Goli i tretë për Shqipërinë erdhi në minutën e 66-të ku këtë herë autor i saj ishte Ernest Muçi që u gjend mirë brenda zonës duke e çuar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla./Telegrafi/