Site icon Telegrafi

Aksidenton 14-vjeçarin në Këlcyrë dhe largohet nga vendngjarja, policia në kërkim të 30-vjeçarit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gur të Këlcyrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 30-vjeçari K. J., ka aksidentuar me makinë 14-vjeçarin Y. Sh.

Mësohet se i mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version