Site icon Telegrafi

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 33 vjeçari nga Policia e Beratit

Policia e Beratit ka arritur të ndalojë drejtuesin e mjetit tip ‘Opel’, një 33-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje shtetasin A.A., dhe u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur ‘Çentër Shqiptare’ në Kombinat.

“Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. /tch/

Exit mobile version