Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një veturë zyrtare te PK-së ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor. Rasti duke u hetuar”, njofton policia. /Telegrafi/