Telegrafi

Aksidentohet Tiemoue Bakayoko

Një pjesë e rrugëve të kryeqytetit të Britanisë së Madhe janë bllokuar gjatë mesditës.

Tiemoue Bakayoko raportohet se është përfshirë në një aksident makine pas stërvitjeve.

E gjithë ngjarja siç raporton The Sun, ka ndodhur në Blundel Lane rreth orës 15:30.

Këtë e ka konfirmuar edhe policia londineze, duke treguar se i aksidentuari është lojtari i Chelseat.

Sipas mediumit britanik, askush tjetër nuk është i përfshirë në aksident dhe se futbollisti francez është mirë.

Namory, vëllai i lojtarit, ditë më parë kishte zbuluar se Tiemoue i kishte thënë se po ka vështirësi të vozit në krahun e majtë, duke ditur se deri para disa muajve kishte vozitur automobilin në krahun e djathtë.

Kujtojmë se 23-vjeçari nënshkroi gjatë muajit gusht me anglezët duke kaluar nga radhët e Monacos për 40 milionë funte. /Telegrafi/