Prezantuesja e RTK-së, Brikena Beqiri ka pësuar një aksident të rëndë. Fatmirësisht, ajo dhe motra e saj kanë kaluar pa pasoja.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë prezantuesja në një postim në Facebook. Ajo ka thënë se ka rilindur së bashku me motrën e saj, shkruan Blic.
Postimi i plotë i saj:
Të nderuar miq, mbrëm pas një aksidenti shumë të rëndë automobilistik së bashku me motrën, falë ndihmës së Zotit dhe ofrimit tē ndërhyrjes sê shpejtë të tërë stafit të Emergjencës në SHKUSK dhe Repartit të Kirurgjisë Torakale, mund të ju themi që un dhe Teuta, kemi rilindur!
Pas kësajë ndodhie dhe pasi që çdo gjë të kaloi pa komplikime, patjeter se n’a duhet të festojmë ngase atë që përjetuam sonte un dhe motra, vetëm fuçia e Zotit n’a ka mbrojt!
Ju dua miq!