Telegrafi

Aksidentohet një veturë në rrugën Shkup-Tetovë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në autostradën Shkup -Tetovë. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, makina është vetë-rrotulluar, duke mbetur të lënduar disa persona.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Po hetohen shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.

Pritet që gjatë ditës së sotme MPB të jep më shumë detaje në lidhje me aksidentin.