Një femër e cila ka qenë duke lëvizur në skaj të rrugës është goditur nga një veturë në lëvizje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:05, në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/