Site icon Telegrafi

Aksidentohet një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Një këmbësore ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 07:40 pasi u aksidentuar nga një veturë në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version