Një person ka marrë lëndime trupore pasi është aksidentuar nga një veturë sot rreth orës 12:30 në rrugën “Gerorge Bush”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo gjithashtu tha se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/