Site icon Telegrafi

Aksidentohet një fëmijë në Rahovec

Foto: Ilustrim

Një këmbësore e mitur shtetase e Shqipërisë, ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një këmbësori.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori fëmija femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, e cila është në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin ngasësi i veturës që fillimisht e ka shkaktuar aksidentin, me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version