Site icon Telegrafi

Aksidentohet një fëmijë në Prizren

Foto: Ilustrim

Një këmbësor (fëmijë) është aksidentuar nga një automjet duke marr lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:45 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Tutje në raport, bëhet e ditur se i lënduari pas ndihmës mjekësore në Prizren është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull  kosovar si dhe një këmbësori mashkull fëmijë. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I lënduari pas ndihmës mjekësore në Prizren është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version