Telegrafi

Aksidentohet një fëmijë katër vjeçar në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Një fëmijë katër vjeçar është aksidentuar nga një veturë me targa të huaja.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:25 në fshatin Lubovec, Skenderaj.

Siç thuhet në raport, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK  dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull  kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK, Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport. /Telegrafi/