Telegrafi

Aksidentohet nga një veturë një e mitur në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Një person me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një vajzë të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:07 në fshatin Stagove, Kaçanik.

Siç thuhet në raport, si pasojë e lëndimeve trupore ka pësuar viktima e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Vozitësi mashkull  kosovar me veturën nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër  kosovare (e mitur). Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/