Telegrafi

Aksidentohet Megi Pojani, tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore

Aktorja e njohur, Megi Pojani është përfshirë në një aksident me makinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo në një postim në llogarinë e saj në Insatgram, ku shihen dëmet e shkaktuara nga aksidenti.

Përveç dëmtimit të veturës, aktorja nga Shqipëria shihet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime të rënda.

Foto: Megi Pojani/Telegrafi

“Gjendje”, ka shkruar Pojani në mbishkrimin e imazhit teksa shihet në makinë, e cila po bartej nga vendi i aksidentit.

Kujtojmë që Megi u bë e njohur nga seriali “Hostel by Anabel”, ndërsa është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Foto: Megi Pojani/Instagram

Aktorja e famshme njihet edhe për fizikun e saj joshëse, teksa merr vëmendje me pozat provokuese që sjell për fansat. /Telegrafi/

Foto: Megi Pojani/Instagram