Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Bill Klinton” dhe “Robert Doll” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
“E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/