Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në botën e industrisë së huaj muzikore.
Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila gjatë ditë së djeshme duket se ka pasur një fatkeqësi, por pa pasoja.
Këngëtarja ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka pësuar aksident, megjithatë nuk ka dhënë shumë detaje.
Ajo në llogarinë personale në Instagram ka treguar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, vetëm se ky aksident ia kujtoi se jeta është e bukur.
“Kisha një aksident me veturë sot. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e vlefshme është jeta”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, Rexha do të fillojë shumë shpejt një turne muzikor, ku është e ftuara speciale e grupit “Jonas Brother”. /Telegrafi/