Telegrafi

Vetura godet dy këmbësorë në qendër të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:45 pasi janë goditur nga një veturë në lëvizje në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe  dy këmbësorë.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/