Telegrafi

Aksidentohen dy vetura afër Katedrales në Prishtinë, mbesin të lënduar drejtuesit e veturave

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur afër Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Është raportuar një aksident, janë të përfshira dy automjete. Ky aksident ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së automjeteve. Janë të lënduar lehtë dy drejtuesit e veturave”, tha Hoxha. /Telegrafi/