Telegrafi

Aksidentohen dy motoçiklistë në Prizren, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në mes të dy motoçikletave.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Prizren.

Sipas raportit të policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit, ndërsa një prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK.

“Si pasojë e aksidentit, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport. /Telegrafi/