Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi sot në Fushë Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i ShSKUK-së, Shpend Fazliu.
“ShSKUK ju konfirmon se tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne Klinikën Emergjente, pas aksidentit në komunikacion, i ndodhur në Autostradë”, tha ai.
Fazliu theksoi se 7 nga ta janë liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor, kurse një ende ndodhet në Klinikën Emergjente dhe se i njëjti ka lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/