Site icon Telegrafi

Aksidenti tragjik me tre viktima në rrugën e Arbrit, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e 28-vjeçarin E.L., i cili ditën e mërkurë u përfshi në aksidentin me tre viktima në rrugën e Arbrit.

28-vjeçari ishte drejtuesi i mjetit, me të cilin u përplas autmjeti tip Benz, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, shton policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version