Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të një autobusi me udhëtarë nga Kosova.
Lideri i opozitës në Twitter ka thënë se kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve.
“Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha, përcjell Telegrafi.
Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 25, 2021
Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë.
Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.
Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar. /Telegrafi/