Telegrafi

Aksidenti tragjik në Bullgari, takohen prokurorët e Maqedonisë dhe Bullgarisë

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, sot do të takohet me drejtorin e Shërbimit Hetimor Kombëtar bullgar, Borislav Sarafov në vendin e aksidentit të autobusit në autostradën Struma në Bullgari.

Takimin me Joveskin e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar bullgar Sarafov në një deklaratë për “BTA”.

Të dy do të takohen në vendin e aksidentit në autostradën e Strumës, ku mbrëmë një autobus turistik me targa të Maqedonisë është djegur.

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën në aksident.