Site icon Telegrafi

Aksidenti tragjik në Bullgari me shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Rama: S’ka fjalë për tragjedinë, dhimbje e madhe

Foto: Arkiv

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Pas këtij aksidenti ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…Dhimbje”, shkruan Rama në Facebook.

Ndryshe, mediat raportojnë se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërkaq aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Siç raportohet në media shtatë persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në spital. /Telegrafi/

Exit mobile version