Telegrafi

Aksidenti i rëndë në Tiranë, shkon në tre numri i të vdekurve

(E plotësuar) – Në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e së enjtes pranë autostradës Tiranë- Elbasan bëhet e ditur se ka ndërruar jetë edhe 20-vjeçari me inicialet K.R, që ishte edhe drejtuesi i automjetit tip “Audi”.

“Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si ndodhi aksidenti

Automjeti tip “Audi” ka rënë nga mbikalimi, duke goditur edhe një makinë tjetër ku humbën jetën 2 vajza dhe drejtuesi i mjetit, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.

Shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore, dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

“Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç”, shkruhet në njoftimin e mëparshëm të policisë.