Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan.
Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes se personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
I tronditur nga aksidenti tragjik pak orë më parë në qytetin e Gjilanit, në të cilin ka humbur jetën një person e shumë të tjerë janë lënduar. Në emrin tim personal ia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje. Ftoj organet kompetente që t’i marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan.
Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti të rëndë komunikacioni sot pasdite në Gjilan, kur një kamioni i kanë dështuar frenat, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në pronë, transmeton Telegrafi.